Anglisht për fusha specifike

Anglisht për IT dhe teknologji

Kurs për zhvillues, testues, project manager-ë dhe staf të BPO-ve që punojnë çdo ditë me klientë dhe ekipe ndërkombëtare.

Në IT shumica e profesionistëve e lexojnë mirë anglishten teknike, por e kanë më të vështirë ta flasin rrjedhshëm në takime, call-e me klientë ose intervista pune.

Ky kurs fokusohet pikërisht te komunikimi: si të raportoni progresin në stand-up, si të shpjegoni një problem teknik për dikë jo-teknik, si të shkruani email-e dhe dokumentim të qartë dhe si të negocioni afate.

Për kë është

  • Zhvillues software dhe QA
  • Project manager-ë dhe Scrum master-a
  • Staf i qendrave BPO dhe customer support

Çfarë mësoni

Takime Agile

Stand-up, sprint planning, retrospektiva dhe demo.

Shpjegim teknik

Si të shpjegoni zgjidhje dhe probleme në mënyrë të thjeshtë.

Shkrim teknik

Ticket-a, dokumentim, pull request dhe email-e me klientë.

Intervista pune

Përgatitje për intervista teknike dhe të sjelljes në anglisht.

Pyetje të shpeshta

A është kursi vetëm për programues?

Jo. Është për këdo që punon në teknologji: QA, PM, dizajnerë, support dhe staf BPO.

A duhet të kem nivel të mirë anglishteje për të filluar?

Rekomandohet të paktën niveli i treguar në përmbledhje. Nëse jeni më poshtë, ju sugjerojmë fillimisht disa javë anglisht të përgjithshme dhe më pas kursin e anglishtes për IT.

A mund ta organizoni kursin për ekipin e kompanisë sonë?

Po. Kursi mund të zhvillohet në zyrat tuaja ose online, me përmbajtje të përshtatur sipas dokumenteve dhe situatave reale të punës suaj.

Keni pyetje për këtë kurs?

Na shkruani dhe ju përgjigjemi brenda 24 orësh. Testi i nivelit dhe konsulta e parë janë falas.

Rezervoni konsultë falas