Kualifikimet Cambridge English janë ndër certifikatat më prestigjioze të anglishtes. Ndryshe nga shumë provime të tjera, ato nuk kanë afat skadimi dhe dëshmojnë një nivel të caktuar të Kornizës Evropiane (CEFR). Prandaj janë zgjedhje e shkëlqyer për CV-në dhe për studime afatgjata.
Kursi ndjek strukturën e secilit provim: Reading & Use of English, Writing, Listening dhe Speaking. Punojmë sistematikisht me gramatikën dhe fjalorin e nivelit, me lloje të ndryshme tekstesh (ese, raport, letër, review) dhe me provimin e të folurit në çift, siç zhvillohet në realitet.
Për kë është ky kurs
- Të rinj dhe të rritur që duan një certifikatë të përhershme për CV-në
- Studentë që aplikojnë në universitete evropiane
- Mësues anglishteje dhe profesionistë që u kërkohet nivel C1 ose C2