Klinikat private dhe turizmi shëndetësor sjellin gjithnjë e më shumë pacientë të huaj, ndërsa kompanitë farmaceutike punojnë me dokumentacion dhe partnerë ndërkombëtarë. Komunikimi i saktë është çështje besimi dhe sigurie.
Programet tona ndahen sipas roleve: personeli mjekësor (anamneza, shpjegimi i trajtimit, pëlqimi i informuar) dhe stafi i recepsionit e administratës (rezervime, pagesa, sigurime).
Çfarë përfshin programi
- Grupe të ndara për staf mjekësor dhe administrativ
- Terminologji sipas specialitetit të klinikës
- Simulime bisedash me pacientë
- Komunikim me partnerë dhe furnitorë ndërkombëtarë