Aptis është zhvilluar nga British Council dhe përdoret nga punëdhënës, universitete dhe institucione për të vlerësuar nivelin e anglishtes. Rezultati jepet sipas nivelit të Kornizës Evropiane (A1–C), për secilën aftësi veç e veç.
Meqë testi zhvillohet tërësisht në kompjuter dhe ka formate pyetjesh specifike, në kurs praktikojmë pikërisht këto formate: regjistrim i përgjigjeve të folura, shkrim me kohë dhe ushtrime gramatikore e leksikore.
Për kë është ky kurs
- Kandidatë të cilëve punëdhënësi ose institucioni u kërkon Aptis
- Aplikantë për programe studimi dhe pune
- Kushdo që ka nevojë për një vlerësim të shpejtë dhe të njohur të nivelit