IELTS është një nga provimet më të njohura të gjuhës angleze në botë, i kërkuar nga universitetet, punëdhënësit dhe autoritetet e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Australi, Irlandë dhe më gjerë. Provimi vlerëson katër aftësi (Listening, Reading, Writing dhe Speaking) dhe rezultati jepet në shkallën 0–9 (band score).
Në kursin tonë punojmë me materiale zyrtare dhe me strategji për çdo lloj pyetjeje. Fokus i veçantë u jepet Writing-ut dhe Speaking-ut, ku shumica e kandidatëve humbasin pikë: çdo ese korrigjohet sipas kritereve zyrtare dhe çdo javë bëni praktikë speaking në kushte provimi.
Për kë është ky kurs
- Studentë që aplikojnë në universitete jashtë vendit
- Profesionistë që aplikojnë për punë ose regjistrim profesional (p.sh. mjekë, infermierë)
- Kandidatë për viza dhe emigrim në MB, Kanada ose Australi