Trajnime për industri

Trajnim anglishteje për kompani IT

Trajnime për kompanitë software, startup-et dhe qendrat BPO që punojnë çdo ditë me klientë dhe ekipe ndërkombëtare.

Për kompanitë IT anglishtja është mjet pune dhe ndikon drejtpërdrejt në marrëdhënien me klientin. Programet tona fokusohen te rrjedhshmëria në takime, call-e me klientë dhe komunikimi i shkruar.

Për qendrat BPO dhe customer support punojmë me shqiptimin, qartësinë dhe skriptet e projekteve tuaja.

Çfarë përfshin programi

  • Takime Agile dhe komunikim me klientin
  • Shkrim teknik dhe email-e profesionale
  • Shqiptim dhe qartësi për support dhe BPO
  • Përgatitje e stafit për intervista me klientë

Përfitimet për kompaninë tuaj

Klientë më të kënaqur

Komunikim më i qartë dhe më pak keqkuptime.

Fitim projektesh

Ekipe që prezantojnë me siguri gjatë ofertave.

Onboarding më i shpejtë

Punonjës të rinj gati të punojnë me klientë të huaj.

Fleksibilitet

Sesione online që nuk ndërpresin sprint-et.

Pyetje të shpeshta

A mund të bëhen orët plotësisht online?

Po. Shumica e kompanive IT preferojnë sesione online të shkurtra dhe të rregullta, që përshtaten me ritmin e punës.

Si fillon bashkëpunimi?

Me një takim për të kuptuar objektivat dhe me testimin falas të nivelit të stafit. Më pas ju dërgojmë një propozim me program, orar dhe kosto.

A përshtatet programi me oraret e ekipeve?

Po. Orët mund të zhvillohen para, gjatë ose pas turnit, si dhe në format intensiv ose të shpërndarë gjatë muajve.

Keni pyetje për këtë kurs?

Na shkruani dhe ju përgjigjemi brenda 24 orësh. Testi i nivelit dhe konsulta e parë janë falas.

Rezervoni konsultë falas