Në retail dhe tregti anglishtja nevojitet në dy drejtime: me klientët e huaj në dyqan dhe me furnitorët e partnerët ndërkombëtarë. Ne ndërtojmë programe të ndara për secilin rol.
Për stafin e shitjes fokusi është te shërbimi dhe shitja aktive. Për prokurimin dhe logjistikën, te negocimi, porositë, dokumentet doganore dhe komunikimi me furnitorët.
Çfarë përfshin programi
- Anglisht për shitje dhe shërbim në dyqan
- Negocim dhe korrespondencë me furnitorë
- Fjalori i logjistikës dhe i import-eksportit
- Skripte dhe materiale sipas produkteve tuaja