Provime ndërkombëtare

Kurs përgatitor për TOEFL në Tiranë

Përgatitje për TOEFL iBT me fokus te anglishtja akademike, strategjitë e provimit dhe praktika në kompjuter, njësoj si në ditën e provimit.

TOEFL iBT është provimi i preferuar nga shumica e universiteteve në Shtetet e Bashkuara dhe pranohet nga mijëra institucione në mbarë botën. Ai mat aftësinë për të përdorur anglishten në kontekst akademik, përmes katër seksioneve: Reading, Listening, Speaking dhe Writing.

Meqë provimi zhvillohet në kompjuter, kursi ynë përfshin praktikë të rregullt në format digjital: mbajtje shënimesh gjatë leksioneve, përgjigje të folura me kohë të kufizuar dhe shkrim i strukturuar në tastierë. Përgatitjen e përditësojmë sipas formatit më të fundit të ETS.

Për kë është ky kurs

  • Studentë që aplikojnë në universitete në SHBA, Kanada ose Evropë
  • Kandidatë për bursa dhe programe shkëmbimi
  • Profesionistë që u kërkohet TOEFL për certifikim ose punë

Çfarë përfshin kursi

Anglisht akademike

Fjalor dhe struktura që përdoren në leksione dhe tekste universitare.

Praktikë në kompjuter

Ushtrime në formatin digjital të provimit, me kohë reale.

Speaking & Writing të integruara

Si të kombinoni leximin dhe dëgjimin në një përgjigje të qartë dhe të strukturuar.

Teste simuluese

Provime të plota dhe raport i detajuar i progresit.

Pyetje të shpeshta

TOEFL apo IELTS: cilin të zgjedh?

Varet nga institucioni ku aplikoni. Universitetet amerikane preferojnë shpesh TOEFL, por shumica pranojnë të dyja. Në konsultën falas ju ndihmojmë të zgjidhni.

Sa kohë është i vlefshëm rezultati?

Rezultati i TOEFL zakonisht pranohet për 2 vjet nga data e provimit.

A mund ta ndjek kursin online?

Po. Kursi ofrohet edhe online live, me të njëjtat materiale dhe simulime.

Keni pyetje për këtë kurs?

Na shkruani dhe ju përgjigjemi brenda 24 orësh. Testi i nivelit dhe konsulta e parë janë falas.

Rezervoni konsultë falas