15 fraza anglisht për email-e profesionale që tingëllojnë natyrale

Shumë profesionistë shqiptarë e kuptojnë mirë anglishten, por kur shkruajnë email pune përkthejnë fjalë për fjalë nga shqipja. Rezultati është gramatikisht i saktë, por tingëllon i ngurtë. Këto fraza do t'ju ndihmojnë të shkruani më natyrshëm.
Hapja e email-it
- I hope this email finds you well. Hapje e sjellshme dhe neutrale.
- Thank you for your quick reply. Kur ju janë përgjigjur shpejt.
- I'm writing to follow up on… Kur ndiqni një temë të mëparshme.
- Further to our call this morning, … Pas një telefonate ose takimi.
Kërkesa dhe informacione
- Could you please send me…? Kërkesë e sjellshme dhe e drejtpërdrejtë.
- I would appreciate it if you could… Më formale, për kërkesa më të mëdha.
- Please find attached… Kur dërgoni një dokument.
- Just a quick reminder that… Për të kujtuar diçka pa u dukur i/e bezdisshëm.
Kur ka problem ose vonesë
- Apologies for the delay in getting back to you. Në vend të "Sorry for late".
- Unfortunately, we won't be able to… Për të dhënë një lajm jo të mirë me takt.
- Could we reschedule our meeting to…? Për të ndryshuar një takim.
Mbyllja e email-it
- Please let me know if you have any questions.
- I look forward to hearing from you. Më formale se "Waiting for your answer".
- Thanks in advance for your help.
- Best regards / Kind regards, Mbyllja standarde profesionale.
Tre gabime që shohim shpesh
- "Waiting for your answer": tingëllon i padurueshëm. Përdorni "I look forward to hearing from you."
- "Dear Mr. Arben": me "Mr./Ms." përdoret mbiemri, jo emri: "Dear Mr. Hoxha".
- Fjali shumë të gjata: në anglisht email-et e punës janë të shkurtra dhe të drejtpërdrejta. Një ide për paragraf.
Doni të praktikoni me email-e reale nga puna juaj? Në kurset tona të anglishtes për biznes punojmë pikërisht me to.

